Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë/ 3 vdekje nga COVID-19 dhe 76 raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë shënuar edhe 76 raste të reja me COVID 19 dhe shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 3 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes”, thuhet nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

S.B.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

S.B.

Murati sqaron vendimin për shtesat e pensioneve bazike

S.B.

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

S.B.

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

S.B.

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...