Kosovë: 35 të infektuar me koronavirus

Në Kosovë të martën (12 tetor) janë regjistruar edhe 35 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohet në testimin e 2.193 mostrave.

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë në mars të 2020-ës, është 2.972.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 79 persona ndërsa raste aktive janë 1.051.

Vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në muajin mars. Deri të martën janë dhënë mbi 1.4 milion doza.

Mbi 640.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Nga nesër Zvicra shtrëngon masat për shqiptarët nga Kosova

D V

Kurti pas dënimit të Zoran Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë

D V

Sveçla dhe Mehmeti monitorojnë situatën në pikë kalimin kufitar të Merdares

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More