Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë/ 4 të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19

Zhurnal Ads

Katër të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëshit të fundit.

Kështu bëjnë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

97 TË SHËRUAR DHE 281 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosova siguron 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer

S.B.

Në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë sot ndizen qirinj nëpër ballkone

S.B.

Hoti: Do të hapim ambasadë të Kosovës në Jerusalem edhe përkundër kundërshtimit të BE-së

admin

Vetëvendosje në pritje të Kushtetueses për katër kërkesat e tyre

admin

Zhvillimet rreth dosjeve të Speciales, Tomë Gashi angazhohet si avokat i OVL UÇK-së

admin

Aksident mes tri veturave në Viti, lëndohen dy persona

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...