Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 592 raste të reja me Kovid-19, nga 3.177 testime. Po ashtu autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 6 viktima, derisa betejën me virusin e kanë fituar 291 persona, ndërsa gjithsej ka 9.175 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar gjithsej 72.500 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.640 kanë vdekur.