Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se shtatë persona e kanë humbur jetën nga kovid 19 ndërsa janë regjistruar edhe 71 raste të reja, nga testimi i 612 personave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596. Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, nga gjithsejt 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606.