Agjencia Zhurnal.mk

Kosovë: 8 të vdekur, 142 raste të reja

Situata me koronavirusin në Kosovë vazhdon të mbetet e njejtë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 8 pacientë që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, dhe kjo e qon në 381 numrin e vdekjeve që nga fillimi I pandemisë. Krahas tyre, në 24 orët e fundit, prej 466 mostra të testuara, 142 prej tyre kanë marrë rezultate pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këto shifra e cojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 11 mijë e 130. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.    Covid-19, Shqipëri: 6 të vdekur dhe 146 raste të reja   Ndërkohë në Shqipëri pasyra e rezultateve është e përafërt me atë në Kosovë,në 24 orët e fundit janë kryer 639 testime për të dyshuarit me kovid 19, prej tyre 146 persona janë të infektuar me këtë virus dhe gjashtë pacient e kanë humbur betejën, duke e quar numrin e viktimave në 219 që nga fillimi I pandemisë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 3203.   “Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar. I shprehim ngushëllimët familjarëve.”, thanë nga Ministrisa e Shëndetësisë, Shqipëri.   Nga vendet e rajonit Kroacia shënon një numër rekord të të infetuarve  që nga fillimi i pandemisë. Në këtë vend, 208 persona të tjerë janë infektuar me virus në 24 orët e fundit.Në tre ditët e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të të infektuarve, joftojnë autoritetet. Ndërsa në Greqi konfirmohet një tjetër vdekje nga koronavirusi dhe numri I viktimave atje shkon në 223.    Shakak I pandemisë autoritetet serbe kanë vendosur t’i detyrojnë shtetasit e huaj nga katër vendet fqinje, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Serbi, të paraqesin një test negativ për COVID-19.   “Qytetarët e huaj, të cilët dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria, duhet të kenë një provë negative jo më të vjetër se 48 orë. Kjo masë hyn në fuqi të shtunën dhe nuk prek shtetasit serbë, të cilët kthehen në vendin e tyre nga këto katër vende fqinje,”.  tha Darija Kisic Tepavceviç, anëtare e ekipit për krizën-sërbi   Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 21,031.094 raste me COVID-19, Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.404.847 raste deri më tani. Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.224.876), India (2.459.613), Rusia (907.758), Afrika e Jugut (572.865), Peru (498.555), Meksika (498.380), Kolumbia (422.519), Kili (380.034), Spanja (379.799), Irani (336.324), Britania e Madhe (313.798), Arabia Saudite (294.519), Pakistani (286.674), Bangladeshi (269.115), Argjentina (268.574) dhe Italia (252.235).   Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (222.269), Franca (209.365), Iraku (164.227), Filipinet (147.526), Indonezia (132.816), Kanadaja (121.028), Katari (114.281) dhe Kazakistani (101.372).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...