Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë/ Dyshime se babai i këshilltares së zv/kryeministres i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 mln eurove, Gashi shkarkohet nga detyra

Zhurnal Ads

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur, Halimaj përmes një shkrimi në Facebook.

Halimaj, ka thënë se Gashi që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë, por thotë se largimi ka ardhur për shkak të krimit që është i një rangu të rëndë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, tha ajo.

“Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar Halimaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rrëfehet motra që i vdiqën dy vëllezërit nga COVID-19: Lufta me virusin është e ngjashme me helmimet serbo-sllave

T E

23 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, tre në gjendje më të rëndë

admin

Avokati i Selimit: Prokuroria nuk e përmbushi detyrimin, kategorizimi i dokumenteve jo i dobishëm

S.B.

Kosnett: I sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

B M

A e ka refuzuar MPB kërkesën e Vuçiqit për vizitë në Kosovë?

B M

Fatmir Rexhepi: Ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...