Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë, Hoti: Qeveria e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem

Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se qeveria është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem dhe të thellojë marrëdhëniet me Izraelin.

Kryeministri këto shkrime i bëri së fundmi, me ç’rast e falënderoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, i cili shkroi se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën.

“Faleminderit z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, shkroi Hoti në Twitter.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë vendi i parë musliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin Netanyahu në Twitter.

Lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit u bë i ditur më 4 shtator, në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik.

Postime të ngjashme

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

Arben Vita thërret konferencë “urgjente”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...