Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë, me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Osmani po ashtu ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

“Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shpallja e datës së zgjedhjeve pason publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jokushtetuse. Kjo për shkak se për Qeverinë Hoti kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë, për veprën penale “mashtrim me subvencione” me dënim prej më shumë se një viti

Osmani, pas vendimit të Kushtetueses, e cila më 21 dhjetor tha se Qeveria Hoti u zgjodh në mënyrë jokushtetuese, zhvilloi konsulta me partitë politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Në vendimin e Kushtetueses, presidenti i Republikës u udhëzua që të shpall zgjedhjet e reja, të cilat u tha se duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së datës së tyre.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...