Kosovë/ Ministria e Infrastrukturës pezullon vendimin për taksën 5 euro për automjetet

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës ka vendosur që të pezullojë vendimin për taksën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

 

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. “Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka theksuar se “unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD”.

23ca2092 9d5d 4501 B538 4e6e62406321
Durmishi ka theksuar se vendimin përfundimtar do ta marrin pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

Për vendosjen e tiketës ngjitëse ka pasur kundërshtime nga partitë opozitare. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij vendimi.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook.

Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova” kishin nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Pak ditë më parë, Partia Socialdemokrate dorëzoi kallëzim penal kundër zv.ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjes që ata thonin se është e dëmshme

Related posts

Bie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës

D V

Kosova miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Z H

Avokati i Thaçit: Me redaktime të shumta, prokuroria po na i vështirëson hetimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com