Kosovë

Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licencon pesë laboratorë tjerë për testime

Zhurnal Ads

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe pesë laboratorë tjerë për kryerje të testeve për koronavirus.

Prej tyre, dy do të mund të kryejnë teste virologjike, përmes së cilave një person kupton nëse është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

Tre laboratorë tjerë do të kryejnë teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse një person ka pasur në të kaluarën këtë virus.

Deri më tani në Kosovë janë licencuar edhe 118 laboratorë tjerë, derisa vetëm një prej tyre ka kryer teste virologjike.

Gjatë fundjavës në Kosovë ka pasur disa ankesa të qytetarëve, se laboratorin privat “Medical & Laboratory Services”, të licencuar për testime virologjike, kanë paguar deri në 200 euro.

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 112 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 488 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,713 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Postime të ngjashme

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë

admin

Gjenden pa shenja jete dy persona në Prishtinë dhe një në Komoran

S.B.

Deri në fund të vitit, 100 mijë persona mund të mbesin pa punë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...