Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Kosovë/ Në Ministrinë e Drejtësisë hapet ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë”

Në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, është hapur ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë”, me fotografi të fotoreporterit Alban Bujari.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se hapja e kësaj ekspozite risjell pamjet më të trishtueshme të historisë së Kosovës, e cila dokumenton të gjitha krimet e kryera në vend.

“E vërteta e Kosovës duhet të bëjë jehonë kudo në botë. Për këtë ekspozitë dua të falënderojë fotografin Alban Bujari”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci theksoi se Serbia ushtroi gjenocid në vend, e që për mbi 1600 persona nuk dihet ende për fatin e tyre.

“Dëshmitarët jemi të gjithë, fatmirësisht kemi çfarë të themi në anën e drejtësisë. Edhe bë mënyrë institucionale që të qojmë para drejtësinë që na takon”, shtoi ajo.

Ndërsa, fotografi Alban Bujari ka theksuar se këto fotografi janë të masakrave të kryera në Kosovë. E për këtë ekspozitë ka falënderuar ministrinë e Drejtësisë.

Në prerjen e shiritit të kësaj ekspozite kanë marrë pjesë edhe Bajram Çerkini, e Nafi Krasniqi nga “Drejtësi për të Gjithë”.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...