Kosovë

Kosovë, nënshkruhet marrëveshje që ofron bursa për studime në universitetet e BE-së

Zhurnal Ads

Bursat që do t’u ofrohen studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP) do të jenë për arkitekturë, antropologji dhe arkeologji

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marjan Dema, kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e programit për ofrimin e bursave për studime në universitetet e Bashkimit Evropian (BE) për studentët kosovarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofrimi i bursave siç u tha nga nënshkruesit e marrëveshjes, do të jetë për studentët që dëshirojnë të studiojnë në fushën e arkitekturës, antropologjisë dhe arkeologjisë në vende të ndryshme të BE-së.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se kjo është marrëveshja e tretë që po nënshkruhet në të cilën do të përfitojnë studentët e UP-së duke e konsideruar si “mjaft domethënëse për gjeneratat”.

“Sot është 15 shtatori, fillon muaji i trashëgimisë me mesazhin ‘Trashëgimia dhe Edukimi’. Andaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot po nënshkruan marrëveshje që është domethënëse për gjeneratat, për ekspertët e fushave të cilat janë shumë të ndjeshme. Studentët tanë më të mirë të studiojnë dhe të marrin ekspertizën nga BE dhe të kthehet truri ynë në Kosovë dhe të punojë. Kosova i ka institucionet e veta dhe ne kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, prandaj këto marrëveshje kanë domethënie”, tha Dumoshi.

Rektori Dema, i cili është në përfundim të mandatit të tij, tha se kjo marrëveshja është shumë e rëndësishme, nga e cila do të mund të përfitojnë shumë studentë.

“Me anë të marrëveshjes do të përfitojnë shumë studiues, hulumtues, shumë studentë e me çka do të jetë një mënyrë dhe simulim që të kenë entuziazëm më të madh për të studiuar, hulumtuar në tri fusha që fatkeqësisht nuk janë prekur më përpara. Në arkitekturë, antropologji dhe arkeologji”, tha Dema i cili shtoi se këto bursa do të japin një mundësi më të madhe që të ketë ekspertë të këtyre fushave.

Universiteti publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” është universiteti më i madh dhe më i vjetër në Kosovë, në të cilin, në çdo vit akademik regjistrohen rreth 5 mijë studentë të rinj.

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për gruan që deshi ta mbys djalin e saj 9-vjeçar me kabllo në fyt

admin

Aksident në Drenas, vdes një person

admin

Veseli dha zyrtarisht dorëheqje edhe nga posti i deputetit ditën kur udhëtoi për Hagë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...