Kosovë

Kosovë/ Paralajmërohet riorganizim i tërësishëm në sistemin shëndetësor

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën gjatë një vizite në Qendrën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka paralajmëruar riorganizimin e tërësishëm të sistemit shëndetësor për t’u përballur me pandeminë.

Ai tha se në ditët në vazhdim do të nisë një ristrukturim që ndoshta nuk ka ndodhur në 30 vjetët e fundit.

“Ndoshta kjo është situata që të hyjmë në plane afatgjata të ristrukturimit komplet të institucioneve shëndetësore në nivel vendi edhe sa i përket kapaciteteve teknike dhe mjekëve”, tha Hoti.

Sa i takon rasteve të fundit të të infektuarave me koronavirus, ai tha se ‘rënia e shifrave gjatë ditëve të fundit ka dhënë një relaksim dhe qetësi shpirtërore në familjet tona’.

Hoti tha se është evident fakti se ditëve të fundit është rritur vetëdija dhe përgjegjësia për rrezikun që paraqet virusi për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Kryeministri theksoi se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit së shpejti pritet të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.

“Shpresoj se së shpejti do të fillojë vaksinimi, ta kemi një mbrojtje për të sëmurët kronikë, fëmijët dhe personat më në moshë”, theksoi Hoti.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur për vështirësitë e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ai tha se klinikat janë duke i bërë përgatitjet në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit.

Krasniqi foli edhe për vështirësitë e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë.

“Muaji korrik dhe gusht ishin muajt me të ngarkuar sa i përket shërbimeve spitalore. Më 11 gusht ne kishim numrin më të madh të pacientëve të shtrirë me COVID-19 në nivel vendi, kishim 656 pacientë. Arritëm që në nivel të klinikave dhe të spitaleve rajonale të vëmë në dispozicion 750 shtretër. Në këtë rrugëtim jo të lehtë kishim në krah edhe donatorët lokalë dhe ndërkombëtarë”, tha ai.

Kurse, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se tre muajt e fundit kanë treguar qartë se cili është organizimi shëndetësor në Republikën e Kosovës, por edhe cilat janë sfidat për të ardhmen.

“Ky menaxhim i përbashkët në luftën kundër pandemisë, por edhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës ka treguar se duhet të avancojmë në këtë drejtim. Neve na duhet progres, ata që janë të lodhur dhe nuk munden ta përcjellin dinamikën e punës duhet të jenë përgjegjës dhe të kryejnë punën me etikë dhe moral, ashtu siç ju takon”, e mbylli  Zemaj.

Kreu i Shërbimit Klinik dhe Universitar ka kërkuar nga qeveria, që punëtorëve shëndetësorë t’u krijohen kushte më të mira për punë. Ai theksoi se punëtorët shëndetësorë, meritojnë paga më të dinjitetshme.

Postime të ngjashme

Kosovë/ Dyshime se babai i këshilltares së zv/kryeministres i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 mln eurove, Gashi shkarkohet nga detyra

admin

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Meliza Haradinaj Stublla

admin

Kosovë/ “Rrufeja 3” dërgohen dosje të reja të Gjykatës Speciale në UÇK, përmenden figura të ndryshme dhe ngritje të aktakuzave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...