Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë/ Që t’iu njihen kontributet, kjo po ju kërkohet pensionistëve

Zhurnal Ads

Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte në mënyrë që t’u njihen kontributet pensionale.

Disa prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë kriter për pak ditë dhe vazhdojnë të marrin nga shteti vetëm 90 euro ne muaj.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka filluar një nismë ligjore që të hiqet ky kriter dhe për këtë thotë se e ka përkrahjen e deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së. Ajo shpreson se brenda këtij viti do të miratohen ndryshimet ne këtë ligj.

Gazetari Avni Shabani, i pensionuar ditë më parë, është vetëm njëri nga ata të cilët ndihet i diskriminuar përballë normave ligjore pensionale. Shabani ka punuar në Gazetën “Rilindja” deri në masat e dhunshme të kohës. Më pas në Gazetën”Bujku” dhe së fundmi në Radio Kosovë.

Megjithatë ai nuk e ka arritur kriterin e kërkuar që të ketë 15 vite përvojë pune para lufte.

” Unë vetëm 6 vite kam përvojë punë para lufte, ashtu siç e do ky ligj diskriminues. Besoj që do të rregullohet më në fund dhe deputetët ta kenë parasysh të përmirësojnë këtë gabim dhe të na pranohet stazhi i punës, në mënyrë që të kemi një pension të dinjitetshëm. Të punosh në një institucion siç ka qenë “Rilindja”, dhe të marrësh 90 euro pension, vërtet është diskriminim.”

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha tash e disa vite është duke punuar që të hiqet ky kriter, në mënyrë që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale.

“Në mandatin e kaluar kam kërkuar që udhëzimi administrativ të ndryshohet menjëherë. Kjo është e drejtë e ministrit, por ai nuk e ka rregulluar. Atëherë unë kam realizuar debatin e dytë në këtë mandat dhe në këtë debat ka dalë një rezolutë e cila ka obliguar ministrinë që të sjellë ligjin brenda dy muajve në Kuvend. Ministri prapë nuk e ka sjellë ligjin dhe unë kam filluar nismën ligjore. Unë kërkoj me këtë nismë ligjore që të gjithë pensionistëve kontribut dhënës t’u paguhen pensionet për aq sa kanë punuar, dhe mos të ekzistojë kriteri diskriminues për aq vite.”
Haxhiu tha se deputetët janë duke e përkrahur këtë nismë, pavarësisht se mund të ketë implikime buxhetore.

“Normal që priten implikime buxhetore. Por, jam e sigurt se me përkrahjen e deputetëve, ashtu siç me kanë përkrahur edhe në rezolutë PDK dhe LDK, do të më përkrahin. Unë mendoj që brenda këtij viti ta bëjmë të plotfuqishëm këtë ligji që të hyjë në zbatim. Është e drejtë elementare që po u mohohet dhe për mu, pak është me rëndësi a ka implikime buxhetore apo jo!”

Fondi Monetar Ndërkombëtar e pati kundërshtuar këtë heqje të kriterit. Megjithatë Haxhiu tha se institucionet e vendit, duhet të gjejnë një zgjidhje më kreative. Në të njëjtën linjë është Sylejman Meta, përfaqësues i Shoqatës së Pensionistëve.

“Pasi që e kemi shpallur këtë ligj diskriminues, kemi bërë shumë përpjekje me komisione, dhe janë shpenzuar qindra e mijëra orë që të bihet një ligj gjithëpërfshirës me fond sikur që e kanë shtetet e rajonit dhe të Evropës. Prej vitit 2018 nuk është bërë asgjë deri më tani.”

Meta tha se nga skemat pensionale janë përjashtuar edhe titulli i magjistrit, doktorit dhe akademikëve. Ai tha se kushtëzime të tilla ndaj pensionistëve janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nuk ka kourum për votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021

S.B.

Si duhet të zgjidhet ngërçi për presidentin, sipas Lutfi Hazirit?

S.B.

Rastet e reja me coronavirus, Prishtina dhe Podujeva prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar

S.B.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë

admin

Raporti për COVID-19, zero vdekje dhe 77 raste të reja në Kosovë

admin

MEA dhe Universitetit i Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor për projekte mjedisore dhe mbrojtje të mjedisit

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...