Kosovë

Kosovë/ “Rrufeja 3” dërgohen dosje të reja të Gjykatës Speciale në UÇK, përmenden figura të ndryshme dhe ngritje të aktakuzave

Zhurnal Ads

Në zyrat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dorëzuar disa dosje të tjera që supozohet që kanë të bëjnë me rastet e Gjykatës Speciale, në Hagë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në një konferencë për media ka thënë se “Rrufeja 3”, sot rreth orës 10:45 i ka sjellur disa dosje shumë shpejt dhe ka ikur.

Gucati tha se në këto dosje ka emra të ndryshëm, mirëpo siç tha ai nuk janë të autorizuar t’i përmendin.

“ Rrufeja 3” ka qenë edhe i shpejt si rrufeja, se sot veç i ka gjuajtur këto dosje dhe ka shku, rreth orës 10:45. Kanë ardhur dosje tjera që ne supozojmë që janë nga Gjykata e Speciale në Hagës. Ka figura dhe emra të ndryshëm që nuk jemi të autorizuar t’i përmendim. As ne nuk e dimë arsyen se pse këto dosje po vijnë tek ne. Ka emra të figurave të ndryshme, flitet për dyshime dhe ngritje të aktakuzave. Çdo dokument që na vjen ne do t’i bëjmë publike, përderisa ata nuk janë në gjendje t’i ruajnë dokumentet e tyre. Qëllimi i tyre është që të zhveshin luftën e UÇK-së”, ka thënë Gucati.

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrën e OVL-UÇK-së.

“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi, etj”, ka thënë ai.

Sipas tij, janë dërguar dy ekzemplarë të dosjeve.

“E keqja e kësaj është se na i ka lëshuar më shpejt. Vetëm dy ekzemplarë. Ne e mirëpresim me CD prapë, përmenden emra të shumë njerëzve”, ka thënë ndër të tjera, Haradinaj.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

S.B.

Vuciq flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut

admin

PDK thotë se do t’i nxjerrin me emër e mbiemër abuzuesit e pronave publike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...