Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovë, shkon në mbi 13 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 664 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 617 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 46 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.379. 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 664 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 64.894 mostra. 

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 101 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Postime të ngjashme

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...