Covid 19 Kosovë

Kosovë: tetë viktima dhe 334 raste të reja me koronavirus

Zhurnal Ads

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 334 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,621 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,562.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 705 pacientë kanë vdekur.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim të frenimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Postime të ngjashme

Merret vendimi: Shkollat në Kosovë hapen më 14 shtator

admin

Seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes mund të mbahet javën e ardhshme

D XH

Policia e Kosovës ndalon një person, u kap me dokument të falsifikuar

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...