Kosovë

Kosovë: Zjarr në Agjencinë e Regjistrimit Civil

Zhurnal Ads

Ndërtesa e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë është përfshirë nga zjarri gjatë mëngjesit të sotëm, njofton Insajderi.

Nga ky incident i ndodhur sot nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Se si është shkaktuar ky zjarr ende nuk dihet, por që është raportuar se po digjen serverët.

“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftoheni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka njoftuar Ahmeti. /Insajderi.com/

Postime të ngjashme

Në Kosovë 1.674 raste aktive me COVID-19, në 24 orë janë shëruar 101 pacientë

admin

Gati takimi Prishtinë-Beograd/ Vuçiç: Nëse SHBA ka në plan të kërkoj njohje për Kosovën, do të refuzoj takmin me Trump

admin

Covid-19, si është situata në Kosovë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...