Kosovë

Kosovës i shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë

Zhurnal Ads

Sistemit shëndetësor i janë shtuar edhe 1 mijë e 500 specializantë. Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media që u mbajt pas takimit që kishte i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Shefi i ekzekutivit po vlerëson se ky është një hap shumë i madh në shëndetësi.

“Është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi për katër vite, për të krijuar kapacitete të nevojshme në institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Hoti.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se nga ky vit do të hapen konkurse për specializant çdo vit.

“Mjekët tanë, akademikët e ardhshëm 1mijë e 500 familjet e tyre sot më shumë se sa të gëzuar do të jenë të kënaqur që në sistemin shëndetësor po shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë…Ministria e Shëndetësisë nga ky vit do të hap konkurs për specializant çdo vit”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Hoti e Zemaj kanë vazhduar të bëjnë thirrje për zbatim të masave, derisa nuk paralajmërojnë për ndonjë mbyllje.

Postime të ngjashme

Ndryshon lista, shtetasit e këtyre 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

admin

Gëzon Kastrati: Për të ardhur keq keqpërdorimi që po i bënë VV-ja Saranda Bogujevcit

D XH

Selmanaj: Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a do edhe ti

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...