Agjencia Zhurnal.mk

Kostadinov: VMRO me 3000 amandamente po bllokon shlyerjen e kamatave për qytetarët

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se qëllimisht po bllokon propozim ligjin për shlyerjen e borxheve dhe harxhimeve për ndërmarjet publike, propozim ky i cili sot ishte në Komisionin për finansa dhe buxhet, duke dorëzuar 3000 amandamente, përcjellë Zhurnal.

Zëdhënësi Kostadinov ka potencuar se bëhet fjalë për borxhe që janë bërë në periudhë kur këto ndërmarje kanë qenë të udhëhequra nga kuadro të VMRO-DPMNE-së.

“LSDM si parti përgjegjëse, e cila punon në interes të qytetarëve, propozim shlyerjen e kamatave dhe riprogramimin e borxheve dhe harxhimeve të personave fizik. Ndërmarjet publike do të kenë obligim të shlyejnë borxhet e qytetarëve, ndërsa shteti siguron masa të cilat do të garantojnë zhvillim dhe funksionim efikas të ndërmarjeve publike. Këto dy masa janë ngushtë të lidhura dhe janë në interes të të gjithë qytetarëve në vendin tonë. Këto masa do të thonë fillim i ri për të gjithë, pas shkatërrimit sistematik të shtetit në periudhën e regjimit të VMRO-DPMNE-së nga 2006ta deri në vitin 2017”, tha Kostadinov.

Ai u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të ndalojnë mbrojtjen e krimit në radhët e tyre, të ndalojnë të punojnë dhe sillen vetëm për interesa partiake dhe të tërheqin mijëra amandamentet me të cilat duan t’i bllokojnë masat që janë në interes të qytetarëve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...