Kostadinovska-Stojçevska: Nëse kanë çfarëdo lloj prove për krim, le të nisin procedurë

nga Xh M

Shkup, 25 gusht – Reagoi ish-ministrja e Kulturës. “Nëse kanë çfarëdo lloj indicie për krim ose veprimtari kriminale nga ana ime në Ministrinë e Kulturës, i inkurajoj të nisin procedurë para institucioneve kompetente”, shkroi në Facebook ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

“Ja publikova një nga provat që nuk kam përdorur fonde buxhetore as kartë zyrtare për valixhet e blera. Ministri Ljutkov dhe ekipi i tij, i afërt me ish-ministren e tyre të njohur për blerjen e këpucëve, çantave dhe fustaneve të markës, le të merren me kulturën maqedonase në vend që të humbasin kohë duke kërkuar në Google për dyqane nga ku kam blerë për të bërë drama para publikut” shkroi Stojcevska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More