Kostandin Kristoforidhi, pasqyra e fjalorit dhe e shkollës shqipe

Kostandin Kristoforidhi, ky emër jo pak i njohur në shoqërinë shqiptare, u lind më 1827, në qytetin e bukur të Elbasanit.

 

Si student i gjimnazit “Zosimea” të Janinës, atë kohë u njoftua me albanologun e madh gjerman, Johan Georg von Hahn, i cili kishte shprehur interesim ta studiojë shqipen për të hartuar fjalorin shqip-gjermanisht.

Edhe Kristoforidhi kishte dëshira të ngjashme si të Hahn-it, ai arriti më 1857 të shkojë në Stamboll, me qëllim për të hartuar një Memorandum për gjuhën shqipe. Ai qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhiatës së re toskërisht e gegërisht.

Kostandini ishte studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës shqiptare në përgjithësi.

©albanian

Vepra e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën është “Fjalori i gjuhës shqipe”. Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë. Ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore, përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes, dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet nuk kishin dallime të mëdha.

Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Ai pastaj botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin më 1867 në Stamboll, dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin.

U përpoq me Hasan Tahsinin e të tjerë të përparonte shkollën shqipe. Idetë më të rëndësishme i ka shprehur në një letër drejtuar Nikolla Naços, në vitin 1888.

Ai paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin, “Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta”.

Pastaj, u vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përkthimin e parë gegërisht “Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve”, dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhiata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Bleni i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Bibla  e Isaisë (toskërisht 1884).

Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t’u mësuar bashkatdhetarëve shqipen letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor të Biblës.

©albanianculture

U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë, por jepte fshehurazi mësime të shqipes. Në vitin 1884 u vendos në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.

Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe në përkthimet e në veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën me tregimin e shkurtër, “Gjahu i malësorëve”, “Hieja e Tomorit” (botuar më 1902).

Ishte ndër përfaqësuesit e parë që u bënë shprehësit ideorë të lëvizjes kombëtare, dhe bëri përpjekje për ta vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të arsimit. Ai vdiq në vitin 1895.

Related posts

S’doja ta quaja Hannibal Lecterin hero

D V

Onlajn shitje e biletave për panairin e librit 2021

Z H

Turbulenca e një dashurie që la histori

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com