Kostoja e jetesës në muajin mars ishte më të larta për 4,0 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

nga D V

Shkup, 8 prill – Kostoja e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 4,0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2024, krahasuar me shkurt e vitit 2024, është 0.9 për qind.

Rritja e inflacionit në mars të vitit 2024, krahasuar me shkurt e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 3.1 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 1.3 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.6 për qind, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.5 për qind, veshje dhe këpucë për 0.2 për qind, pije alkoolike, duhan dhe lëndë narkotike, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera, shëndeti dhe komunikimi për 0.1 për qind.

Në mars të vitit 2024, krahasuar me shkurtin e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: mobilje, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi për 0.1për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: arsimi mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.

Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2024 krahasuar me shkurtin e vitit 2024 është rritur për 1 për qind. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More