Pas lëndimit të Van Dijk, Koulibaly është objektivi numër një i Liverpoolit për afatin kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi më i kërkuar në merkaton e verës, Kalidou Koulibaly, insiston se është i lumtur në Napoli, por jep sinjale largimi duke thënë: “Do të shohim çfarë do të ndodhë”, pas spekulimeve për të ardhmen.
Ai është objektivi numër një i Jurgen Klopp për afatin kalimtar të janarit pas lëndimit të rëndë të Virgil van Dijk, që me shumë mundësi do të humbasë gjithë sezonin.
Të enjten, pas fitores 1-0 në Europa League kundër Real Sociedad, mbrojtësi u pyet për të ardhmen dhe është i vetëdijshme për interesimin e klubeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe PSG dhe Manchester City.
“E dua Napolin dhe Napoli më do mua, kjo është më e rëndësishmja”, tha Koulibaly për Sky Sports.
“Kam edhe tri vite kontratë, jam i qetë, ekipe po më duan, por unë jam ende këtu”.
“Luaj në nivele të mia dhe e ndihmoj ekipin, këta njerëz sepse dua t’ua shpërblejë disi e më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.