Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kourtney Kardashain tregon arsyen që çoi në ndarjen nga Scott Disick

Kourtney thotë se ‘ndoshta’ do ishte ende bashkë me Scott, nëse lidhja e tyre nuk do bëhej publike në “KUWTK”.

Kourtney Kardashian mendon se reality shou i familjes së saj mund të ketë luajtur rol në ndarjen e saj nga Scott Disick, shkruan Daily Mail.

Çifti u takuan për herë të parë më 2006 dhe kishin një marrëdhënie “on-off” për vite, përpara se ta konfirmonin përfundimisht ndarjen më 2015, të gjitha ishin pjesë e Keeping Up With The Kardashians.

Dhe në një vështrim të fshehtë nga episodi special i ribashkimit të KUWTK, ylli i reality-shout 42-vjeçe tha se gjërat mund të kishin dalë ‘ndryshe’ nëse nuk do të duhej të dokumentonin romancën e tyre në ekran.

Kourtney shfaqet në takimin special në dy pjesë së bashku me Scott, nënën e saj Kris dhe motrat Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie për të bërë skarë nga nikoqiri Andy Cohen rreth 20 sezoneve të KUWTK.

E pyetur nga Andy nëse ajo beson se marrëdhënia e saj mund të ketë “dalë ndryshe” po të mos kishin ndarë aq shumë në kamera, Kourtney u përgjigj, “Ndoshta”.

Kjo përgjigje e befasoi Kimin, e cila tha: ‘Vërtetë !?, kurse Kourtney shtoi shpejt “Mendoj se abuzimi i substancave ishte shkaku i vërtetë”.

Scott më pas pranoi të metat e tij, duke thënë ‘Unë isha goxha i papërgjegjshëm’.

Ylli ka kohë që ka pasur probleme me alkoolizmin dhe përdorimin e drogës dhe kishte probleme edhe gjatë rehabilitimit të tij.

Tani, Kourtney Kardashian po e shijon lidhjen me Travis Barker. /Lajmi.net/

Postime të ngjashme

U përfol se dhuratën romantike buzë detit ia bëri Capital T, reagon Adrola Dushi

Dafina Vidishiqi

Ramë Lahaj vazhdon performancat nëpër vende të ndryshme, kësaj radhe ngjitet në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër

Dafina Vidishiqi

Butrint Imeri publikon këngën “Dujëm”

Dafina Vidishiqi

Dafina dhe Dj Geek më të lumtur se asnjëherë më parë

Dafina Vidishiqi

Samanta me vallëzim provokues në videoklipin e ri

Dafina Vidishiqi

Luana Vjollca i ngacmon ndjekësit i fton të luajnë “Golf”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...