Maqedoni TOP LAJM

Kovaçev: Bullgaria është e prerë, nuk mund të pranojmë manipulimet e Maqedonisë

Zhurnal Ads

Sofje 4 nëntor – Zhurnal.mk – Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, në një intervistë për BTV ka deklaruar se Bullgaria dëshiron anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, sidomos tani këtë ta arrijë Maqedonia e Veriut, informon Zhurnal.

Ai shprehet se dy palët duhet të tejkalojnë urrejtjen që është krijuar nga regjimi totalitar.

“Lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, besoj se nuk është evropiane të mbështeten manipulimet dhe gënjeshtrat. Ne duhet të tejkalojmë urrejtjen që u ndërtua gjatë kohës së regjimit totalitar. Normale është të kërkohet të tejkalohet retorika antibullgare, veçanërisht në javët e fundit. Ata duhet të kenë guximin të bëjnë këtë, jo për atë sepse është qëndrim bullgar, por sepse është e vërteta historike”, tha Kovaçev.

Sipas tij, faktorët e jashtëm siç janë Beogradi dhe Moska, si dhe elita projugosllovene me nostalgji ndaj Titos, nuk lejojnë që Bullgaria të jetë afër Maqedonisë së Veriut dhe dy vendet të kenë marrdhënie si Gjermania dhe Austria, Greqia dhe Qipro, Romania dhe Moldavia.

Sipas një hulumtimi që publikuam dje, gati 84% e bullgarëve thonë se duhet të ketë bisedime mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së por vetëm kur Maqedonia të tejkalojë manipulimet historike dhe të arrijë marrëveshje për faktet nga e kaluara e Bullgarisë.

Sipas Kovaçev, Bullgaria që në vitin 2017 e ka paralajmëruar Maqedoninë se duhet të zgjidhen problemet.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pendarovski-Lajçak: Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese

XH,I

Hoti nesër në ora 14:00 takon Zaevin

admin

Fjalim i kryeministrit Zaev dhe ministres Carovska me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...