Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kovaçev: Nuk ka lidhje kush fitoi në Bullgari, qëndrimet ndaj Maqedonisë nuk ndryshojnë

Sofje, 6 prill – Zhurnal.mk – Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, ka folur rreth mundësisë për ndryshim të qëndrimeve nga pala bullgare ndaj Maqedonisë së veriut pasi në Bullgari përfunduan zgjedhjet dhe përsëri fitoi Borisov.

Sipas Kovaçev, zgjedhjet në Bullgari dhe rezultati i tyre nuk kanë asnjë rëndësi për marrdhëniet me Maqedoninë, përpos që do të prolongohet mbajtja e konferencës ndërqeveritare, derisa në Sofje nuk formohet Qeveri e re. Por siç thotë Kovaçev, politikat dhe qëndrimet ngelin të njejta, informon Zhurnal.

“Nuk e di pse dikush në Shkup mendon se zgjedhjet në Bullgari do të kenë rëndësi. Ne nuk kemi qëndrime të ndryshme politike për çështjen e Maqedonisë, pavarësisht nëse është GERB, Sllavi Trifonov apo BSP, e të ndryshojnë qëndrimet që diçka do të ndryshojë”, thotë Kovaçev në intervistë për MKD.mk

Ai përsëritë qëndrimin e marrëveshja duhet të respektohet, veçanërisht siç thotë, në pjesën e historisë së përbashkët të një populli të njejtë i cili është përçarë me forcë, ndërsa komisioni të vazhdojë të punojë.

“Nuk duhet të ketë urrejtje, duhet të bashkëpunojmë, të ndihmohemi, të largohen disa pjesë nga librat të cilat janë vënë në kohën e komunizmit, si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoni”, shton Kovaçev.

Ai shton se nuk ka lidhje cila përbërje qeveritare është në Bullgari, por nëse respektohet marrëveshja, që nesër mund të fillojnë negociatat mes Maqedonisë dhe BE-së.

“Përgjigja është në Shkup, nëse jugonostalgjia ndaj Titos dhe urrejtja ndaj Bullgarisë është më e rëndësishme për Maqedoninë që të mos të lëshohet perspektiva evropiane e Maqedonisë”, deklaron ai.

Ndryshe në zgjedhjet në Bullgari kanë votuar vetëm 328 maqedonas.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...