Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kovaçev: Vështirë se deri nesër Sofja do të ndryshojë qëndrim

Shkup, 7 dhjetor – Zhurnal.mk – Është pak e besueshme që deri nesër apo në disa orët në vijim të ketë ndonjë zhvillim të ngjarjeve lidhur me gjendjen e tanishme, posaçërisht nëse kihet parasysh mossuksesi i takimit të fundit të Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike, deklaroi sot eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, lidhur me mundësinë për ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë lidhur me veton për kornizën negociuese për vendin me BE-në në prag të Këshillit të nesërm të ministrave të Unionit.

Siç lajmëroi BGNES, sipas Kovaçev, kryeministri Zoran Zaev duhet të manifestojë “guxim dhe nxitje më të madhe”, me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi mes dy vendeve.

“Nëse në Komisionin e përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kolegët nga Shkupi frikësohen t’i pranojnë faktet, atëherë di të duhet të gjejnë mekanizma të tjerë për zbatimin e Marrëveshjes. Bashkimi evropian ekziston ne të mos urrehemi me njëri-tjetrin, por të jetojmë së bashku në tolerancë t plotë”, theksoi Kovaçev.

Sipas tij, nuk guxon të lejohet të rinjtë në vend “të edukohen për ta urryer Bullgarinë”.

“Gjatë tre dekadave, ne vazhdimisht demonstruam vullnet të mirë – ne ishim të parët që i pranuam si shtet i pavarur, e mbrojtëm integritetin e tyre territorial, dhamë ndihmë të ndryshme, përfshirë edhe ushtarake, i kthyem në rrugë. Nga ana tjetër, atë që po e shohim është se ata nuk mund të ndahen nga qasja e Titos dhe nuk janë të gatshëm t’i mënjanojnë ndarjet e imponuara nga regjimi komunist”, shtoi eurodeputeti bullgar.

Kovaçev vlerësoi se pala maqedonase “po tenton të gjejë arsyetime të ndryshme”, duke potencuar se zgjedhjet në Bullgari “nuk kanë kurfarë lidhje me historinë e përbashkët”.

“Të gjitha partitë bullgare janë të një mendimi – nuk ekziston mënyrë të bëhet kompromis me historinë dhe faktet qarta historike”, theksoi Kovaçev, të cilin BGNES e karakterizon si “një nga mbështetësit më të mëdhenj për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”.

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...