Shkup, 25 janar – Në një njoftim zyrtar, Kuvendi i Maqedonisë ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike.
“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski para se të dorëzoj mandatin.
Përveç kryeministrit, pritet që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi të japë dorëheqjen e tij, duke filluar detyrën si kryeministër teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë kontekst, duhet të zgjidhet edhe një deputet i ri për BDI-në dhe koordinatori i ri i LSDM-së, Jovan Mitreski, pritet të zgjidhet si kryetar i Parlamentit.
Optimizëm i (pa)bazuar!
Sipas deklaratës së tij të më hershme, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje sot, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike para seancës parlamentare të premten.
Tashmë ish-kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski nga posti u largua me optimizëm. Ai tha se është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të jetë kryeministër. Kovaçevski siguroi që do ta anëtarësoj vendin në BE deri në vitin 2030. “Më 9 maj, sërish Qeverinë do ta udhëheq unë dhe kjo shumicë parlamentare që do të sigurojë anëtarësim e të plotë të RMV-së në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski, shkruan Zhurnal.
Përkundër optimizmit të Kovaçevskit, dika krejtësisht tjetër flasin anketat që publikohen nga institute të ndryshme në vendin tonë.
Për shembull, një anketë e fundit e Agjencisë Brima Gallup e publikuar para ca muajve në Alsat tregonte se 19.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votonin për VMRO- DPMNE-së, kurse 13.6 për qind për LSDM-në. Ajo madje tregonte se fronti opozitar shqiptar kishte epërsi ndaj partive shqiptare në pushtet, sepse 26% e qytetarëve shqiptarë do të kishin votuar për një koalicion opozitar BESA, Alternativa dhe Lëvizja e Mexhitit nëse vendi do të kishte zgjedhje të dielën. Ndërkohë 23,4% e të anketuarve kanë thënë se ata do kishin votuar për një koalicion qeveritar BDI, ASH dhe PDSH. Ndërkohë në nivel të republikës, 19.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votonin për VMRO- DPMNE-së, 13.6 për qind për LSDM-së, për BDI-në, 5.9, për Besën 4.8, për ASH-në, 3.2, e kështu me radhë. Edhe në anketën bazuar në nivel shtetëror, një koalicion i mundshëm BESA, Levizja dhe Alternaiva do të merrte 7.3 për qind të votave kundërsa një kalocioni tjetër BDI, ASH dhe PDSH me 6.6 për qind. Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami kanë rezultuar si politikanët më të besueshëm për qytetarët tek popullata shqiptare ndërsa tek maqedonasit, më shumë besim gëzon kreu i opozitës Hristijan Mickoski me 7.5% Stevo Pendarovski me 4,7% dhe kryeministri Kovacevski me 4,5%. Ndryshe në anketën e realizuar në terren sy më sy në shtëpinë e të anketuarve kanë marrë pjesë mbi 1200 persona të cilët janë anketuar Brenda periudhës së 1 – 21 korrikut.
Rezultate të njëjta në raportin VMRO-LSDM ka dhënë edhe anketa e fundit e publikuar nga IRI. Në anketën e fundit të IRI-t të realizuar në periudhën prill-maj, 19% e të anketuarve kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, do të kishin votuar për partinë e Mickoskit. Mbështetja për LSDM-në pat shënuar ulje dhe ishte 11%, BDI-ja do të merrte 8% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët 5%. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin kurse 18% janë të pavendosur.
Oliver Spasovski është i pari në listën e ministrave në pyetjen se cili ministër e bën më mirë punën, kurse Artan Grubi është i pari në listën e ministrave që sipas të anketuarve, nuk e bëjnë punën siç duhet.
Rezultate përfarësisht të njëjta, në përgjithësi tregonin edhe anketat e mëvonshme të realizuara nga Institute vendore, me përjashtime të vogla. Sidoqoftë na pret një periudhë intensive parazgjedhore, gjatë së cilës partitë politike do të nxjerrin të gjithë “arsenalin” që e posedojnë përballë kundërshtarëve. Beteja politike do të zhvillohet për çdo komunë, qytet, fshat, lagje e për çdo votë individuale, shkruan Zhurnal. Por sa ka gjasa që fushata të bëjë ndonjë ndryshim drastik tek disponimi i qytetarëve, ëstë një çështje tjetër që analizohet në opinion. Shikuar nga prizmi i tanishëm, nuk mund të thuhet se mund të nryshojë diçka në p ërmasa më të gjera, sepse qytetarët në sondazhet e realizuara kanë treguar pakënaqësi edhe nga gjendja e përgjithshme në vend.
Për shembull, Maqedonia e Veriut “mban flamurin” në Ballkan si vendi më i palumtur. Sipas raportit të lumturisë të realizuar nga Instituti “Gallup” vend renditet i 87-ti në listën e 137 shteteve. Pranë Maqedonisë së Veriut janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të. Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër Maqedonisë në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnjë- Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të. Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.
Shpresat tek shqiptarët!
Shpresat e Kovaçevskit dhe partisë së tij në një masë të madhe janë të bazuara tek koalicioni i mundshëm parazgjedhor me partitë shqiptare, por edhe në atë aspekt “hesapet” nuk qëndrojnë mirë.
Kështu anketa e dhjetorit e MKD.mk, që e ka realizuar agjencia Market Vision, krahasuar me ato të mëparshmet, tregon se numri i qytetarëve që do të dilnin për të votuar në zgjedhjet e ardhshme është në rritje. Dhe ky sondazh konfirmoi trendin në rritje të popullaritetit të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski dhe rënien e LSDM-së. Në mesin e të anketuarve filloi të shfaqet partia e re politike e Maksim Dimitrievskit, transmeton Zhurnal.mk.
Në pyetjen se “në cilin lider politik keni më shumë besim”, 12,95 për qind e të anketuarve kanë thënë se Hristijan Mickoski, 6.65% e tyre kanë zgjedhur kreun e BDI Ali Ahmetin, vetëm 4.25% e votuesve kanë besim te kryeministri aktual dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, 3.5% kanë besim te Dimitar Apasiev.
Për herë të parë emri i Maksim Dimitrievskit, kryetarit të partisë së re politike Znam del në anketa me 2,1 për qind besim. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se nuk i besojnë asnjë lideri politik.
Ndër liderët, sipas anketave të MKD.mk në shkurt, qershor, shtator dhe dhjetor, rritja e popullaritetit të Mickoskit (nga 11 në 13%), rënia e Kovaçevskit (nga 8,2 në 4,3 për qind) dhe Apasiev ( nga 4 në 3,5 për qind. %), dhe stabiliteti i popullaritetit të Ali Ahmetit rreth 6 për qind.
Se cila parti janë të bindur qytetarët se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, 16,35 për qind e të anketuarve mendojnë se është VMRO-DPMNE, 5,95 për qind janë të bindur për fitoren e BDI-së, ndërsa 5,65 për qind kanë vendosur për LSDM-në. Trendi i partive të atyre të anketuarve që deklaruan se do të votojnë, në krahasim me anketat e mëparshme në MKD.mk, tregon rritje të madhe të vendosmërisë së votuesve për VMRO-DPMNE – nga 21,8% në shkurt 2023 në 26,7% në dhjetor. Me LSDM-në, popullariteti në mesin e të anketuarve që kanë vendosur është në rënie – nga 12,4% në shkurt në 9,2% në dhjetor. Rënie e popullaritetit në mesin e njerëzve të caktuar është regjistruar edhe tek Levica – nga 7,1 për qind në shtator të këtij viti, në 6,6 për qind në dhjetor.
Më shumë se 60 për qind e të anketuarve thanë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe këtu bie në sy trendi i interesimit të qytetarëve për të votuar. Në qershor, kjo shifër ishte 56,8%, shtator 52,2% dhe dhjetor 61,2%. Anketa është kryer nga data 8 deri më 15 dhjetor duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me kompjuter me 1067 të anketuarve me një interval besimi prej 95% dhe një marzh gabimi +-3%. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021./Zhurnal