Kovaçevski: MF përgatit “Programin e ri të reformës në menaxhimin e financave publike 2022-2025”

Shkup, 12 tetor – Në Ministrinë e Financave kanë filluar aktivitetet për përgatitjen e Programit për reformë në menaxhimin me financat publike për periudhën e vitit 2022-2025 në të cilin prioritet është menaxhimi i revizionit të brendshëm.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave në menaxhimin e financave publike. Për atë qëllim, u miratua “Programi i reformës në menaxhimin e financave publike 2018-2021”, në kuadër të të cilit një nga prioritetet është kontrolli i brendshëm. Avancimi i revizionit të brendshëm dhe kontrollit të brendshëm mbetet prioritet edhe në “Programin e ri për reformën e menaxhimit të financave publike 2022-2025” për të cilin kanë filluar aktivitetet në Ministrinë e Financave”, theksoi zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, duke folur në hapjen e ngjarjes së përbashkët të organizuar nga Internal Audit Community of Practice dhe Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Veglat, siç theksoi zëvendësministri, përkatësisht doracakët që janë produkt i bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve që e përbëjnë komunitetin PEMPAL, do të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e një pjese të aktiviteteve në sferën e revizionit të brendshëm dhe kontrollit të brendshëm, i cili do të jetë pjesë e Programit të ri të reformës në menaxhimin e financave publike.

“Revizorët e brendshëm paraqesin një nga hallkat më të rëndësishme në të gjithë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik. Prandaj, nevojtet që vazhdimisht të praktikohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në punë, me ç’rast do të përmirësohet cilësia e punës së revizionit të brendshëm dhe do të kontribuojë në përmirësimin e llogaridhënies menaxheriale dhe kontrolleve të brendshme”, theksoi zëvendësministri i Financave, Kovaçevski.

Ai njoftoi se Ministria e Financave ka filluar me aktivitete për themelimin e Akademisë së financave publike, me çka do të sigurohet një bazë e qëndrueshme për edukim të vazhdueshëm të administratës publike në sferën e menaxhimit të financave publike dhe kjo do të kontribuojë në krijimin e administratës moderne dhe profesionale sa i përket sigurimit të shërbimeve cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste.

Me themelimin e Akademisë së financave publike, në të ardhmen do të krijohen mundësi për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me PEMPAL, vlerësoi Kovaçevski.

Në fjalimin e tij, ai theksoi bashkëpunimin shumëvjeçar të shkëlqyer dhe përkrahjen e ofruar nga PEMPAL në drejtim të Ministrisë së Financave, për praktikimin e mëtejshëm të suksesshëm të kontrollit të brendshëm financiar publik.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, PEMPAL IACOP-it, si dhe revizorët e brendshëm të sektorit publik, në ngjarje do të diskutojnë për sistemin e kontrollit të brendshëm të Maqedonisë së Veriut, praktikat e mira në vend dhe përvojën e njësisë së revizionit të brendshëm të MF-së, vlerësimin e efektivitetit të kontrollit të brendshëm, etj.

PEMPAL IACOP është rrjet për lehtësimin e shkëmbimit të përvojës profesionale dhe transferit të njohurive ndërmjet ekspertëve për menaxhment publik financiar në Evropë dhe Azinë Qendrore, kurse qëllimi është që t’i përkrahë vendet e saj anëtare në vendosjen e sistemit modern dhe efektiv për revizion të brendshëm i cili është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira dhe është kyçe për sundim të mirë dhe llogaridhënie në sektorin publik.

Related posts

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

Simovski: Regjistrimi përfundoi me sukses, rezultatet deri në fund të marsit të vitit 2022

D V

Rama: Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kërkohet nga ne, por vendimi për BE nuk varet nga ne

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More