Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kovid-19 dhe mungesa e opozitës pamundësojnë punën e Parlamentit

Shkup, 18 janar – Një deputet i shumicës parlamentare është pozitiv në virus korona, ndërsa edhe një tjetër ka bërë test dhe për të priten rezultate.

Kjo, siç sqaroi koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski në fillim të mbledhjes së 30-të për të cilën ende nuk është përcaktuar rendi i ditës, është shkaku për të cilin në Kuvend nuk mund të sigurohet kuorum prej 61 deputetëve për punë.

Ai e akuzoi opozitën se me mumgesën e sotme në mbledhje tregon sjellje joshtetërorë, veçanërisht, siç tha, që në këtë mbledhje, mes tjerash, janë ndryshimet për Ligjin për Ilaçe, në lidhje me vaksinimin kundër Kovid-19.

“Opozita ka interesa të tjera, personale dhe të ngushta partiake, që të pasqyrohet shteti keq, me çka pësojnë institucionet dhe shtetit”, tha Mitrevski duke shtuar se për këto shkaqe opozita e ka bllokuar miratimin e Rregullores për mbledhje onllajn me qëllim, siç tha, të mund ta bllokojë punën e Kuvendit, përcjell Zhurnal.mk

Për këtë reagoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili theksoi se mungesa e opozitës në mbledhje është rezultat i, siç tha, sjelljes jodemokratike të shumicës në Parlament.

Nëse e gjithë opozita e cila numëron 58 deputetë dhe ka më shumë vota se shumica nuk është në sallë, tha Micevski, duhet të pyeteni se pse është kjo kështu.

Derisa nuk e ndryshoni mënyrën dhe sjelljen me opozitën, derisa zgjidhjet ligjore nuk vendosen në komisionet amë ku duhet dhe derisa shmangni debat demokratik, theksoi Micevski, do të keni rezistencë sipas mjeteve të cilat i kemi në dispozicion.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas diskutimeve të Micevskit dhe Mitrevskit e ndërpreu mbledhjen me arsyetimin se nuk ka kushte për punë sipas rregullores.

Në lidhje me mungesën e opozitës, Xhaferi tha se ajo që deputetët refuzojnë të hyjnë në mbledhje, edhe pse janë nënshkruar, është e drejtë e tyre legjitime.

Për këtë, tha Xhaferi, formalisht nuk japin përgjegjësi para meje por para juve qytetarëve. Vendimin e fundit pët këtë, potencoi kryetari i Kuvendit, do ta keni ju.

Vazhdimi i mbledhjes do të caktohet sërish kur të krijohen kushte për kuorum.

Në këtë mbledhje mes tjerash është edhe pika për interpelancën e punës së zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, e propozuar nga opozita. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha uron 8 marsin: Luftojmë së bashku për barazi gjinore

Z H

Rexhepi: Nuk ka nevojë për Qeveri të zgjeruar, shumica është stabile

Z H

Gashi: Qasja e Bullgarisë hapë rrugë për ndikimin e Serbisë

Bekim Laçi

Zaev uron 8 marsin: Lufta për të drejtat e grave fillon nga secili prej nesh

Z H

LD: LSDM të përmirësojë gjendjen në shtet, nuk ka kushte për koalicion LSDM-VMRO

Z H

A e marin pagën e njejtë burrat e diplomuar dhe gratë e diplomuara?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...