Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kovid-19/ Përgjysmohet numri i të hospitalizuarve

Shkup, 22 janar  – Pothuajse të gjithë parametrat epidemiologjikë sipas të cilave vlerësohet situata me epideminë tregojnë trend në rënie, gjegjësisht rritje të numrit të rasteve të kuruara, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e Institutin për Shëndet Publik për periudhën prej 11 deri në 17 janar, përqindja e rasteve pozitive të të testuarve është 16 për qind, që krahasuar me mesin e dhjetorin (raport i ISHP për periudhën prej 14 deri në 20 dhjetor të vitit 2020) është një ulje prej 13,3 për qind, kur përqindja ishte 29,3 për qind.

Në raportin e njëjtë të dhjetorit numri i rasteve të reja me Kovid-19 në një javë ka qenë 4.585, ndërsa në raportin e ISHP për javën e kaluar ky numër arrin 2.397, që tregon ulje prej 48 për qind. Për periudhën e njëjtë numri i rasteve të vdekjeve në nivel javor është pothuajse përgjysmuar, ndërsa dukshëm është rritur numri i pacientëve të shëruar.

Sipas statistikës së djeshme ditore numri i rasteve aktive është 11.924. Krahasuar me datën e njëjtë në dhjetor kur numri është 21.979, numri i rasteve aktive është ulur për 46 për qind.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 89817, numri i pacientëve të shëruar është 75387, numri i të vdekurve është 2754 dhe numri i rasteve aktive është 11676. Nga rastet aktive në Shkup janë 6767, Kumanovë – 429, Tetovë – 463, Ohër – 387, Strumicë – 360, Kavadar – 365, Gostivar – 308, Veles – 307. Në qytetet e tjera ka më pak se 300.

Një nga treguesit kryesorë për qetësimin e epidemisë është numri i hospitalizimeve në repartete infektive në kryeqytet dhe spitalet në të gjithë vendin. Gjithsej 610 pacientë me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në vend, ka rreth 603 shtretër spitalor të zbrazët. Më 22 dhjetor 2020, gjithsej 1145 pacientë u trajtuan në spitalet në të gjithë vendin.

Në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 330 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus, kurse 280 persona në Shkup, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ata janë plotësisht të përgatitur për procesin e vaksinimit dhe punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen të parët.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi dje se vaksinat e para nga “Fajzer” dhe nga Serbia do të vijnë me import intervent.

Nuk ekziston pengesë ligjore për marrje të vaksinave kundër Kovid-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinës “Fajzer”, për të cilën është arritur marrëveshje në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8.000 doza të vaksinave, të cilat nga Republika e Serbisë duhet të arrijnë në vendin tonë, do të jenë me eksport ndërhyrës. Ndryshimi i Ligjit për ilaçe është për shkak të politikës globale të “Fajzer”, të cilët insistuan që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësia e tyre, e cila është me seli në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai potencon se Serbia është vendi i vetëm në tërë rajonin, ku ka përfaqësi lokale të “Fajzer”-it dhe kjo në njëfarë mënyrë ua shpejtoi punët.

“Por, edhe kjo nuk është pengesë,të vetëdijshëm se është e tillë rregullativa e jonë ligjore, prodhuesi ‘Fajzer’ u pajtua që sasitë e para të vaksinës, të cilat do të vijnë në vendin tonë edhe përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë, por edhe përmes ndihmës nga Serbia, të vijnë me të ashtuquajturin eksporti ndërhyrës, për çka ka rregullativë ligjore dhe për këtë nuk duhet regjistrim”, tha Filipçe.

Prodhuesi “Fajzer” potencoi ministri, i ofroi ndihmë vendit tonë, duke mos dëshiruar të ngadalsohet dinamika e arritjes së vaksinave.

“Duke marrë parasysh atë që insistojnë që regjistrimi të ndodh kurdo qoftë, duke mos dëshiruar ta ngadalësojnë dinamikën e arritjes së vaksinave, u pajtuan që se kjo të jetë për sasitë e ardhshme, gjatë muajve të fundit për shkak se ne kemi parashtruar ndryshim të Ligit për ilaçe në Kuvendin që të mundësojmë, kjo vaksinë konkrete të regjistrohet përmes aplikuesit, i cili nuk u regjistrua si kompani në vendin tonë”, sqaroi Filipçe.

Lidhur me vaksinat të cilat në vend duhet të arrijnë përmes mekanizmit Kovaks, ministri tha se me 29 janar do të ketë takim me përfaqësues të atij sistemi ku pritet të marrin informata kur dhe në çfarë sasie vaksinat do të arrijnë në vendin tonë.

“Sistemi shëndetësor dhe të gjitha institucionet në shtet janë të gatshme për procesin e vaksinimit. Ne jemi tërësisht të gatshëm. Në mëngjes realizova takim me drejtorin e Agjencisë për ilaçe (MALMED), shërbimet e atjeshme janë tërësisht të gatshme t’i marrin dokumentet, t’i lëshojnë formularet e nevojshme, administrative. E informuan drejtorin e Doganës dhe në atë shërbim janë të gatshëm të punësuarit të gjitha procedurat t’i përfundojnë me afatin sa më të shkurtë kohor. Ne jemi të gatshëm me infrastrukturën tonë, frigoriferët veçmë janë të instaluar, këtu mundet të deponohet sasi e madhe e vaksinave. I gatshëm është edhe plani për vaksinim. Natyrisht punonjësit shëndetësor janë të parët. Ashtu që në momentin kur të arrijnë vaksinat, e kemi planin sipas të cilit do të veprohet”, tha Filipçe.

Në Greqinë fqinje, dje mbërriti informacioni  se mbi një përqind e popullsisë është vaksinuar. Që nga fillimi i vaksinimit në Greqi, pra nga 27 dhjetori 2020, deri dje pasdite, 123,007 persona janë vaksinuar, duke e çuar mbulimin e imunizimit në vend në 1.13 për qind.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord dje të rritnin përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit dhe të njohin reciprokisht rezultatet e testeve Kovid-19, kumtoi Këshilli i BE-së.Numri i njerëzve të shëruar me koronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka kaluar 70 milionë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

R Zh

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...