Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Kovid-19 sfida më e rëndësishme për shtetin në muajt e ardhshëm

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Kriza më e madhe me të cilën po përballemi është pandemia me Kovid-19 e cila mbetet sfida më e rëndësishme edhe në muajt e ardhshëm, por sipas vlerësimeve të tanishme, nuk pritet zhvillim i pandemisë që të ketë ndikim ndaj sigurisë sonë të përgjithshme në vend, përfundoi Këshilli i Sigurisë në mbledhjen e djeshme.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se në lidhje me masat për ballafaqim me pandeminë, ai tha se aktualisht jo vetëm në vendin tonë, por përgjithësisht në Evropë dhe botë, ka shumë pak vende që hyjnë në të njëjtën grup në lidhje me masat si tre ose katër muaj më parë në të cilat ishim dhe ne me orë policore 96 orësh, por ai thotë, dhe nëse ka një numër më të madh të infektuarish, shteti duhet të ketë një strategji për ta zgjidhur atë me grup tjetër masash, të cilat do të ishin ekonomikisht më të përballueshme.

“Unë dakordohem diku të bëjmë më të rrepta masat, diku të lëshojmë, megjithatë në nivel sistematik, në tërë territorin mendoj se atë që e kemi kaluar duhet të mbetet në histori”, theksoi Pendarovski.

Shefi i shtetit edhe në video-paraqitjen para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së theksoi se viti 2020 është padyshim është një nga vitet më të rënda që po i jeton njerëzimi në historinë më të re, me ç’rast pandemia për vetëm disa muaj, përveç që mori pothuajse një milion jetë njerëzish, la edhe pasoja të thella në pothuajse çdo sferë të jetës sonë, për çka do të na nevojiten vite derisa të rikuperohemi tërësisht.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq konsideron se me ardhjen e dimrit do të jetë edhe më e vështirë të mbrohemi dhe të zvogëlojmë rrezikun e infektimit nga koronavirusi i ri, nëse të gjithë në mënyrë rigoroze dhe në parim nuk u përmbahemi masave të rekomanduara.

“Për shkak të temperaturave të ulëta ne do të mbyllemi brenda, nëse nuk u përmbahemi standardeve të larta të higjienës, përdorimit të duhur të maskës dhe të shmangim grumbullimet ku nuk mund të sigurohet distancë e duhur, rreziku i transmetimit të infeksionit do të jetë më i lartë”, vlerëson Stevanoviq.

Ajo theksoi se gjatë dimrit ka shumë infeksione të tjera të frymëmarrjes që transmetohen në të njëjtën mënyrë dhe me simptoma të ngjashme me koronavirusin e ri, kështu që do të jetë më e vështirë të diferencohen.

“Prandaj, përmbajuni masave të rekomanduara për parandalim”, porosit Stevanoviq.

Në kushte të pasigurisë me zhvillimin e gjendjes me Kovid-19 dhe në vigjilje të fillimit të vitit të ri shkollor Qeveria e miratoi edhe Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara nga ana e themeluesve të shkollave për organizimin e mësimit me prani fizike.

Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit, pajtueshmëri për mësim me prani fizike të kenë 169 shkolla fillore prej të cilave gjashtë shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta në arsim, një shkollë private me leje për mësim eksperimental në arsim fillor, 15 shkolla qendrore komunale dhe 147 shkolla fillore rajonale.

Është dhënë leje për mësim me prani fizike edhe në katër shkolla të mesme prej të cilave dy për fëmijë me nevoja të veçanta në arsim, një shkollë e mesme private dhe një shkollë e mesme komunale. Leje të pjesërishme për realizim vetëm të lëndëve profesionale për realizim vetëm të lëndëve profesionale dhe mësimit praktik me prani fizike morën 10 shkolla të mesme – pesë artistike, katër shkolla komunale dhe Akademia e Sporteve.

Sipas të dhënave më të reja, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja me Kovid-19 nga 1.769 testet e bëra. Gjatë kësaj periudhe të njëjtë, në kushte spitali ndërruan jetë pesë pacientë, ndërsa janë regjistruar 102 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.049, numri i pacientëve të shëruar është 14.186, numri i vdekjeve është 710 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.153.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 73 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 4 fëmijë dhe 4 nëna pozitivë me Kovid-19, ndërsa 1 fëmijë dhe 1 nënë dyshohet se janë pozitivë në virusin, përderisa në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 32 pacientë. Në respiratorë mekanik janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 22, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 43 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 158, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.//

Postime të ngjashme

“DailyNews.mk”, Partitë mos të frikësohen nga numrat e regjistrimit, por nga manipulimet me regjistrimin!

XH,I

“UNIQA” edhe sivjet ngelet kompania më e besueshme për sigurime

Z H

Bullgaria insiston që raportet ndërfqinjësore të jenë në kapitullin kryesor për BE, Gjermania kundërshton

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...