KPA ka vendosur të lëri në fuqi vendimin e KPK për gjzqtarin Ramiz Lala

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lëri në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala duke e konfirmuar atë në detyre. Një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për verifikimin e një vendimmarrje të gjyqtarit Lala dhe të rikryejë analizën financiare për disa vite.

 

Kujtojmë që Ramiz Lala u konfirmua në detyrë më 26 korrik 2019 nga KPK nga një vendim që erdhi pas hetimit të kryer në të tre kriteret e rivlerësimit

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.07.2021.

Related posts

Gjermarkaj: Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD

N E

23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të vaksinimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More