KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës

nga D. V.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Vendimi i cili u shpall sot, është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More