Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë Spartak Mitrushin, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore ditën e sotme për subjektin e rivlerësimit, Spartak Mitrushi.
Sipas KPK, vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi relatore, Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.