KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rezarta Balliu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Rezarta Balliu (Vigani) bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.7.2021, vendosi:

 

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rezarta Balliu (Vigani), gjyqtare pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Related posts

Mblidhet Asambleja e PS, Rama zbulon sot ministrat e qeverisë së re

D V

Pas arrestimit/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore

D V

EMRI/ Në kërkim për drogë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com