KPMD: Të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe drejtësi për të gjithë

nga Xh M

Shkup, 1 mars – Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) me rastin e 1 Marsit – Ditës botërore të zero diskriminimit apelon të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe drejtësi për të gjithë.

“Më 1 mars, në Ditën botërore për zero diskriminim, kujtojmë se çdo njeri ka të drejtë të dinjitetit, respektit dhe barazisë, pa dallim të karakteristikave të tij personale. Diskriminimi nuk është vetëm një problem individual – ai prek të gjithë shoqërinë, prish kohezionin social dhe parandalon përparimin. Në këtë ditë nuk flasim vetëm për barazi – flasim edhe për përgjegjësi. Secili nga ne ka fuqi me fjalët e dhe veprimet e tij të kontribuojë drejt shoqërisë të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe respekt. Mënyra se si ne komunikojmë me të tjerët formon mjedisin në të cilin jetojmë. Fjalimi që përfshin diskriminim, paragjykim ose nxit ndarje nuk ka vend në përditshmërinë tonë”, thuhet në kumtesë.

Sipas KPMD-së, kur lejojmë që stereotipet dhe intoleranca të bëhen pjesë e kulturës sonë, ne inkurajojmë përçarjen dhe ulim besimin mes njerëzve.

“Por fjalët kanë fuqi – ato mund të ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe mbështetjeje, të nxisin ndjeshmërinë dhe të krijojnë një mjedis në të cilin të gjithë ndihen të pranuar. Prandaj, le të jetë kjo ditë një kujtesë se secili prej nesh ka një rol për të luajtur në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Le të përpiqemi për komunikim pa urrejtje, për marrëdhënie të bazuara në respekt dhe bashkim. Ndryshimi fillon me ne – me veprimet, fjalët dhe zgjedhjet tona, çdo ditë. Le të jetë kjo një thirrje për veprim – për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në kumtesën e KPMD-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More