Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

KQZ aprovon 41 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 16 mijë të tjera

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga janë aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara.

Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

Postime të ngjashme

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

Arben Vita thërret konferencë “urgjente”

N E

Dënohet kryesindikalisti që organizoi protestën në Podujevë kundër arrestimit të doktorit

S.B.

Deri tani në qendrën “1 tetori” janë vaksinuar rreth 1500 persona

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...