KQZ-ja aprovon mbi 6 mijë votues jashtë vendit, refuzohen 593 aplikime

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka bërë të ditur se deri më 13 tetor, përmes platformë kërkesa e s elektronike janë pranuar 7 227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6 634, ndërsa 593 të tjera janë refuzua, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, u.d i Drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, tha se  në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Sipas tij, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.

Ai ka njoftuar se janë pranuar 892 kërkesa e janë aprovuar 189 prej tyre, raporton EO.

“Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit 703 përmes platformës elektronike dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More