Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

KQZ merr vendim sot për kandidatët që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot lidhur me certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve, njofton Insajderi.

Siç është njoftuar para dy ditësh nga zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, e edhe mbrëmë nga kryetarja Valdete Daka në një debat, do të vendoset për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

Postime të ngjashme

PDK akuzon Qeverinë për bllokim të Kosovës në aspektin ndërkombëtar

D V

Komuna e Prishtinës e gatshme të përballoj valën e re të COVID-19, shprehet kundër mbylljes

D V

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...