KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

nga Xh M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar këtë pasdite rezultatin e zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.89 për qind të votave, apo 340 mijë e 541 vota.

PDK-ja është e dyta me 22.05 për qind apo 183 mijë e 661 vota.

LDK-ja është e treta me 17.63 për qind të votave apo 146 mijë e 815 vota.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vend të katërt me 7.46 për qind të votave apo 62 mijë e 111 vota.

Nga ora 16:00 ka nisur edhe numërimi i votave për kandidatë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të personave jashtë Kosovës, do të bëhet në një fazë të mëvonshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More