Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

KQZ regjistron 16 parti për zgjedhjet e 25 prillit, pranon edhe Tom Doshin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Sot KQZ ka regjistruar PS, PD, LSI, PR, PBDNJ, Nisma Thurje dhe PSD-në e Tom Doshit. Gjithashtu është regjistruar edhe një kandidat i pavarur.

Bie në sy regjistrimi në zgjedhjet e 25 prillit i deputetit i PSD-së që drejtohet nga Tom Doshi.

Këtij të fundit, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i kërkoi të mos kandidonte në zgjedhje, ndërsa solli në vëmendje vendimin e DASH që e shpallte atë non grata për shkak të korrupsionit madhor si dhe i ndaloi hyrjen në SHBA atij dhe failjarëve të tij.

Por pas një bisede me Edi Ramën për këtë çështje, Yuri Kim tha se ka marrë garanci nga kryeministri se Tom Doshi nuk do jetë pjesë e qeverisë, duke i lënë kështu të lirë mundësinë për të kandiduar.

Postime të ngjashme

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Stërvitja e Forcave të Armatosura, ambasada amerikane: Vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah

D V

BE rrëzon Bashën, përshëndet raportin e OSBE për 25 prillin: Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, palët dialog për rekomandimet

D V

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

D V

Grusht me truprojat në Sarandë, arrestohet një person, nën hetim turistët nga Anglia e Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...