Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

KQZ regjistron edhe 9 parti politike për zgjedhjet e 25 Prillit

KQZ-ja ka vendosur të regjistrojë 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare për zgjedhjet e 25 prillit, dhe ka s’kualifikuar 4 të tjera.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Njoftimi i plote:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

Partia Shqiptare Atdheu;

Partia Pajtimit Kombëtar;

Partia Ligj dhe Drejtësi;

Partia Fryma e Re Demokratike;

Partia Qytetare Shqiptare;

Partia Uniteti Kombëtar;

Partia Aleanca Kuq e Zi;

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

Partia Aleanca Popullore;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtoreve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...