Agjencia Zhurnal.mk

KQZ regjistron kandidatët e “Bindjes” në zgjedhje, PD kundërshton

Tiranë, 20 maj – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi këtë të hënë gjashtë kandidatë të tjerë Bindjes Demokratike për kryetar bashkie.

Në mesin e kandidateve zyrtarë tashmë të “Bindjes” janë Arben Skënderaj në Tiranë, Valbona Mezini në Vlorë, Ylber Gjeta në Kamëz, Leonard Olli në Korcë, Valbona Sakollari në Durrës dhe Salvador Kaçaj në Lezhë.

Më herët KQZ kishte rrëzuar ankimimin e PD në lidhjje me regjistrimn e “Bindjes demokratike” në zgjedhje teksa pati edhe moment debatesh të forta mes përfaqësuesit ligjor të PD Ivi Kaso dhe anëtarit të KQZ që përfaqëson socialistet, Denar Biba.

Ky I fundit duke iu përgjigjur akuzave të Kasos se “Bindja” si subjekt zgjedhor duhet të ishte regjistruarf që para 6 muajsh, I është përgjigjur duke thene se PD nuk kishte asnjë të drejte për ankimim të tillë përsa kohë nuk është subjekt pjesmarrës në zgjedhje..

Bashkia Vlorë, znj. Valbona Mezini, Partia Bindja Demokratike
Bashkia Durrës, znj.Valbona Sakollari, Partia Bindja Demokratike
Bashkia Kamëz, z.Ylber Gjeta, Partia Bindja Demokratike
Bashkia Lezhë, z.Salvador Koço, Partia Bindja Demokratike
Bashkia Korçë, z.Leonard Olli, Partia Bindja Demokratike
Bashkia Tiranë, z. Arben Skënderaj, Partia Bindja Demokratike

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...