Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

KQZ, Shqipëri: Nis nesër printimi i fletëve të votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, informoi se nesër do të fillojë printimi i fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në një studio televizive, Celibashi tha se “fleta e votimit do të ketë elementë të dukshëm dhe të padukshëm, gjë e cila do të bëj të mundur shmangien e manipulimit të votave”.

“Nesër në mëngjes fillon printimi i fletës së votimit. Preferenca ka qenë për një kompani të huaj, kjo kompani ka një eksperiencë 25-vjeçare në Shqipëri”, tha ai.

Celibashi deklaroi se numri i fletëve të printuara do të jetë rreth 3.5 milionë fletë, aq sa teorikisht është numri i zgjedhësve të regjistruar”, tha Celibashi.

I pyetur mbi fletën e votimit me numra dhe atë me emra që u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor, Celibashi tha se “në pikëpamje të ligjit të dyja qëndrojnë edhe pse Kolegji dhe KAS vlerësuan se ajo me numra prezanton një informacion më të qartë për votuesin se sa me emra”.

Celibashi shprehu bindjen se 4-5 ditë para ditës së zgjedhjeve fletët e votimit do të jenë gati për t’u shpërndarë në 5199 qendra votimi.

Ai bëri edhe një demostrim se si mund të votohet, ndërsa theksoi se zgjedhësi do të ketë para vetëm një fletë votimi, ku duhet të votojë për subjektin politik dhe për kandidatin.

“Kur voton te subjekti kjo votë llogaritet për votën e partisë. Këtu numërimi i votave mund të përmbyllet brenda dy ditëve. Ndërsa numërimi i votave për kandidatët besoj se do të kërkojë më shumë kohë, pasi do të rishikohen edhe njëherë të njëjtat fletë votimi”, tha ai.

Që një kandidat të kapërcejë numrin në listë, Celibashi tha se duhet të marrë qoftë edhe 1 votë më tepër se mesatarja e votave që ka marrë partia.

“Nëse numri mesatar i votave që një parti politike apo koalicion ka marrë është 10 mijë, që ti të kualifikohesh duhet të marrësh 10 mijë vota plus 1. Dhe nëse kjo parti ka marrë 15 mandate ti sposton atë që ka marrë më pak vota”, tha Celibashi.

Që fleta e votimit të jetë e vlefshme, Celibashi tha se “zgjedhësi duhet të votojë partinë dhe një kandidat të asaj partie, ose vetëm për partinë, ose vetëm për një kandidat”.

“Në rastet kur zgjedh më shumë se një kandidat vota konsiderohet e pavlefshme për kandidatin dhe e vlefshme për partinë. Po ashtu shenjat e lejuara duhet të jenë brenda kutisë”, tha ai.

Celibashi theksoi po ashtu se “në hyrje të godinës së qendrës së votimit do të vendoset një poster i madh ku do të jenë emrat e kandidatëve me numrat e tyre”.

Celibashi tha se identifikimi i zgjedhësve do të jetë elektronik , ndërkohë që theksoi se “votimi elektronik ishte parashikuar si projekt pilot në dy qarqe, por në mungesë të një dakordësie të plotë mes forcave politike arritëm që të jetë vetëm te njësia 10 në Tiranë”.

Ndërkohë numërimi elektronik, sipas tij, “ishte dhe kjo një ide, por ligjvënësi nuk e ka parashikuar dhe në një kohë shumë të ngushtë ishte e vështirë për ta realizuar”. /atsh

Postime të ngjashme

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

Nis procesi i votimit në PD/ Vokshi voton në selinë blu

Zekirija Haxhiu

Rama: PS nuk do të mbrojë askënd nëse drejtësia kërkon llogari nga ai

Zekirija Haxhiu

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...