Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

KQZ: Votuesit nga jashtë vendit mund të votojnë nga 2 shkurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur të dielën se shërbimi votues i këtij institucioni është në përmbyllje e sipër të regjistrimit dhe verifikimit të aplikacioneve për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Gjatë ditës së nesërme, e hënë, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një deklarimi për media.

Shtetasit e Kosovës, me të drejtë vote, që gjenden jashtë vendit, kanë mundur të aplikojnë për t’u regjistruar në zgjedhje nga 13 janari deri më 21 janar.

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Elezi tha se të gjithë ata persona që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga 2 shkurti.

“Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt. Po ashtu, nesër do të kemi edhe të dhëna nga qendra e thirrjeve lidhur me verifikimin e aplikuesve përmes telefonimit të tyre dhe se deri ku ka shkuar ky proces”, tha Elezi.

Këtë vit, KQZ-ja, me qëllim që të verifikojë të dhënat e votuesve jashtë Kosovës, ka thënë se do të kontaktojë tri herë përmes telefonit votuesit jashtë vendit.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

D V

PDK sot në orën 16:00 zgjedh Kryesinë e re të partisë

D V

Qendra “Woodrow Wilson”: Të liberalizohen vizat për Kosovën, Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtimi

D V

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta

D V

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

D V

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...