Krasniqi me zyrtarët e lartë të PDK-së shkojnë në Burojë për ngushëllime: Dhimbja rritet për shkak të mungesës së Thaçit

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të partisë, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë, me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i PDK-së ka thënë se me këtë humbje, dhimbja bëhet më e madhe duke ditur se Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë.

Krasniqi e ka kujtuar Haxhi Thaçin si njeri të buzëqeshur e si karakter epik.

“Ka qenë njeri që vërtetë i them më shumë se prind i njeriut që e ka udhëhequr procesin e çlirimit dhe pavarësisë së vendit. Karakter epik. Shqiptarët e mirë, të vërtetë, që kanë ditur me i eduku gjithë brezat. I buzëqeshur gjithmonë, njeri që na ka përkrahur gjithmonë, dhe fjalët e tij, këshillat e tij, kujtimet me të do t’i mbajmë gjithmonë si të veçanta. Vdekja bëhet edhe më e rëndë për shkak të mungesës së Thaçit, së paku pati mundësi ta takojë atë. Vërtetë kjo dhembje rritet për familjen, për neve, për shkakun e mungesës së presidentit Thaçi”, ka thënë Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More