Krasniqi në Drenas, kujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe bashkëluftëtarët e tyre në 23 vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Fehmiu dhe Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim.

“Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencë politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.”, shkruan ai.

Lideri i PDK-së është shprehur mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u sakrifikuan për t’u bërë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.

“Duke flijuar jetën e tyre, ata ndryshuan historinë, që ne të nisim historinë e re në shtetin tonë të lirë e të pavarur.”, shkruan Krasniqi. 

Sot kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Behxhet Karaxha,…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, September 22, 2021

Related posts

“Hidrodrini” nuk ka laborator të akredituar për analiza të cilësisë së ujit

D V

Sot fillon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë

D V

Vrasja në Pejë, Sveçla: Policia tashmë ka arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More